E ardhmja e Ukrainës varet nga rezultati i betejave në pikat kyçe në lindje të vendit, ka paralajmëruar përmes një deklarate presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Në fjalimin e tij, udhëheqësi ukrainas tha: “Situata është shumë e vështirë në lindje dhe shumë e dhimbshme.

“Ne duhet të shkatërrojmë fuqinë ushtarake të armikut rus dhe do ta shkatërrojmë atë”, deklaroi Zelensky.

“Bilohorivka, Marinka, Avdiivka, Bakhmut, Vuhledar dhe Kamyanka janë ndër vendet ku po zhvillohen betejat që do vendosin për të ardhmen tonë”, shtoi ai, teksa tha se aty po luftohet për të ardhmen e gjithë ukrainasve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: