GREQI- Situata me emigrantët ka bërë që zyrtarët e Bashkimit Europian të vizitojnë sot ishullin Kos, në Greqi, i pari që pret emigrantët që vijnë nga Turqia.

Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Frans Timmermans tha se konflikti në Siri po ndihet në çdo vend të Evropës dhe se kjo çështje mund të zgjidhet vetëm nëse veprohet si të bashkuar. Timmermans tha se ka zhvilluar diskutime me komisionarin evropian për emigracionin, Dimitris Avramopoulos.

“Unë dhe Dimitris Avramopoulos kemi zhvilluar diskutime konstruktive. Në të ardhmen  do të tregojmë progres. Duhet të ofrojmë kushte të mira njerëzore. Çështja e emigrantëve duhet të diskutohet në çdo vend të Evropës. Disa mendojnë se këtë mund ta zgjidhin vetë por kjo është e pamundur. Duhet të bashkëpunojmë për të vepruar më mirë për këtë po luftojmë. Autoritetet greke kanë treguat se janë mjaft të angazhuara lidhur me këtë çështje. Këtë gjë presim edhe nga vendet e tjera. Njerëzit kanë të drejtën e mbrojtjes kur arratisen nga një vend, këtë gjë duhet ta zbatojmë, është obligim ligjor në fakt i Bashkimit Evropian”, tha Timmermans.

Ndërsa komisioneri evropian për migracionin, Avramopoulos tha se situata në ishullin Kos është kritike dhe se BE duhet të veprojë sa më parë për të pasur rezultate.

“Vullnet për bashkëpunim për gjetjen e një zgjidhje. Çështja e emigrantëve lidhet edhe gjeopolitikën. Në ishullin Kos në Greqi, situata është kritike. Ky nuk është një problem vetëm i Greqisë por i gjithë Evropës. BE duhet të veprojë në mënyrë që të kemi rezultate. Kemi në plan disa masa rreth çështjes. Duhen zbatuar politika rreth emigracionit. Duhet punë për zhvendosjen e refugjatëve dhe duhet të marrin masat e duhura administrative. Është me rëndësi regjistrimi i emigrantëve e më pas edhe gjurmimi i trafikantëve të emigrantëve. Ndihmat financiare janë gjithashtu me rëndësi në këtë situatë”, tha Avramopoulus.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb