Situata me zjarret në vendin tonë edhe këtë verë vijon të jetë problematike për disa zona. Mësohet se në qarkun e Shkodrës ka disa vatra aktive zjarri. Konkretisht aktiv vijon të jetë zjarri në Mal Kolaj dhe momentalisht është e izoluar dhe aktualisht rojet e ADZM janë vendosur në drejtimin të Rrjollit.

Sipas parashikimeve vatra e zjarrit pritet të riaktivizohet gjate ditës, për shkak të erës dhe temperaturës.
Sakaq, në bashkinë Vau Dejes, vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Hoten dhe momentalisht nuk rrezikohen banesat. Gjate orëve të mëngjesit kanë punuar 12 efektivë zjarrfikës me pompa shpine.

Nga strukturat e bashkisë Vau Dejës kërkohet mbështetje nga F.A të repartit nr. 1010 Vau Dejes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: