Kreu i PD-së, Sali Berisha, prezantoi sot planin e koalicionit “Shqipëria Madhështore” për rendin dhe sigurinë, duke u ndalur edhe në situatën e rënduar në burgjet shqiptare. Ai e krahasoi këtë situatë me epokën staliniste, duke kritikuar ashpër ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, për dështimet në menaxhimin e institucioneve të burgjeve.
Berisha theksoi se vdekjet nëpër burgje nuk ndodhin për shkaqe natyrale, duke sjellë si shembuj rastet e disa të rinjve që kanë humbur jetën në ambiente të mbyllura, dhe akuzoi institucionet për fshehje të të vërtetës për këto ngjarje. Ai theksoi se nuk mund të ketë vdekje natyrale për një 28 vjeçar. Po ashtu, Berisha kritikoi qeverisjen e Edi Ramës, duke pohuar se ajo ka sjellë largimin masiv të shqiptarëve nga vendi, duke e krahasuar këtë fenomen me pushtimet e mëparshme.
Sali Berisha: Do dalin para ligjit të gjithë ata që kanë mbajtur lidhje me krimin, si dhe të korruptuarit, është luftë për ekzistencën e Shqipërisë, jo për karrige. Edi Rama kërkon një mandat të katërt. Pasi në 12 vite të qeverisjes së tij janë larguar më shumë shqiptarë se nga gjitha pushtimet përfshi edhe ai serb. Nuk ka larguar pushtimin serb nga Kosova sa largoi ky nga Shqipëria në 12 vite, një reformë tërësore në program do ndërmerret. Të gjithë subjektet e padrejtësive do merrni vendin që meritoni. Ju u ndëshkuat se u përballët me krimin, për të hapur rrugën krimit.
Do mbetet dita e zezë kur një vagabond si Tahiri shpalli shkrirjen e policisë kriminale pasi kapi prindërit e tij duke bërë kontrabandë. I hapi rrugë krimit. Ky ishte fillimi i Edi Ramës. Hapi portat për krimin dhe trafiqet. E drejta për ju do rivendoset. Duhet të jeni krenar për detyrat që keni kryer. Gjykatësit dhe prokurorët që u përballën u larguan me vetting gjueti shtrigash. Këto do marrin fund. Besoj plotësisht tek ju, te burra dhe gratë në institucionet. Që kanë vullnet, jashtë çdo ndërhyrje në ligjin.
Të rikthejmë respektin e plotë të lirive dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarëve. Burgjet janë në shumë aspekte tejkalojnë kohën staliniste. Isha në Këshillin e Evropës. Nuk ka vdekje natyrale për 28 vjeçarë, janë fshehje në këto institucionet. Vetë Ulusiu merret me akte të ulëta, provokime pa koncept për dinjitetin njerëzor. Ju siguroj se transformim rrënjësor do ndodhë në fushën e rendit dhe sigurisë.
(Balkanweb)