Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar pas “blindimit” të Bashkisë së Devollit nga forca të shumta policore, teksa ka marrë detyrën kryebashkiaku i ri, Eduard Duro.

Paloka është shprehur me ironi se uniformat blu duhet të ndalonin “hajdutin e Ramës”, kryebashkiakun e PS, që sipas tij, ka thyer derën e bashkisë natën.

Mesazhi i Palokës:
I shihni keta me uniforme ku shkruan “Policia”? Jane ne bashkine e Devollit! Po nuk jane aty per te kapur hajdutin e Rames qe ka hyre duke thyer deren, naten, kur te zotet e shtepise nuk ishin aty.

Keta edhe pse mbajne uniforma, jane pjese e bandes. Jane aty per te mbrojtur hajdutin me urdher te kryehajdutit.

Grabisin prona publike, grabisin prona private dhe as nuk fshihen me! Grabisin me dhune! Silluni me ta sic do silleshit me nje grabites qe ju ka hyre ne shtepi po pa njoftuar “policine qe nuk duam”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb