Një situatë kaotike ka mbizotëruar sot në Kamëz, një bashki që drejtohet nga Xhelal Mziu i PD. Pas ultimatumit të një dite më parë që bashkia dha për lirimin e KZAZ, sot kanë shpërthyer përleshjet.

Punonjës të bashkisë, policië bashkiakë e mbështetës të PD kanë tentuar të hyjnë në ambientet e KZAZ por janë përplasur me policinë dhe forcat speciale, të cilat nuk i kanë kursyer shkopinjtë e gomës dhe më pas edhe gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Ndërkohë një polic bashkiak ka mbetur i plagosur. Ai shihet i ulur në tokë dhe më pas njerëz të tjerë e shtrijnë.

Pas disa orësh tensione, gazetarja Erjola Jata raportoi për “BalkanWeb” se njerëzit janë larguar dhe situata paraqitet e qetë, ndërkohë që kanë paralajmëruar se do të kthehen sërish nesër në orën 10:00.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb