TIRANE- Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka shprehur shqetësimin për situatën e sotme në Kumanovë të Maqedonisë, duke i bërë thirrje palëve për ruajtje të qetësisë dhe vlerësim të marrëdhënieve ndëretnike.

Duke u shprehur se po ndjek me shqetësim të madh situatën në Kumanovë, dhe ndikimin e këtyre zhvillimeve në stabilitetin e vendit fqinj dhe marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni, Kreu i Shtetit “shprehu ngushëllimet për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, qofshin ata shqiptarë apo maqedonas, që kanë humbur të dashurit e tyre në këto akte dhune, duke i dënuar ato me forcë”.

Presidenti Nishani thekson gjithashtu se, të gjitha palët duhet të vlerësojnë me shumë kujdes marrëdhëniet ndëretnike dhe, në respekt të Marrëveshjes së Ohrit, të ndërmarrin hapat dhe veprimet e duhura për qetësimin e situatës, sqarimin e saj dhe vënien e përgjegjësve përpara drejtësisë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb