Anëtari i Kryesisë së PD-së Belind Këlliçi ka publikuar disa pamje nga Liqeni Artificial teksa shkruan se situata është në prag katastrofe.
Këlliçi deklaron se cianobakteret helmuese kanë pushtuar hapësirën.
POSTIMI I PLOTË
Situata në prag katastrofe tek Parku i Liqenit!
Kreu i 5D Erion Veliaj tashmë kthen liqenin artificial të Tiranës në një bombë ekologjike, ku cianobakteret helmuese kanë pushtuar hapësirën.
Pasi e zhveshi liqenin për shkak të monstrave të betonit që janë ndërtuar brenda parkut, pasi gënjeu të madh e të vogël me mashtrimin epik të “pyllit orbital” me 1 milionë pemë (për të cilat do duheshin dhe 10 parqe të tjera si ky që kemi sot), tani pronari faktik i Inceneratorit Tiranë ka vendosur që ujrat e zeza të jenë padron i të vetmes hapësire të gjelbër që ka Tirana.
Dëmin, vjedhjen dhe betonizimin që i ka shkaktuar ky përbindësh korrupsioni Tiranës, është i pariparueshëm.
Tirana është shndërruar në kompaninë private dhe makinën financiaro-elektorale të një individi të vetëm, i cili mesa duket ka një urrejtje të pashembullt për qytetin tonë!