RUSI- Situata në Ukrainë ka bërë që kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Francois Hollande të udhëtojnë drejt Moskës. Qëllimi i këtij udhëtimi është për të bindur presidentin rus, Vladimir Putin për një plan paqeje me Ukrainën.

Francois Hollande dhe Angela Merkel kanë avancuar në propozimet e tyre për paqe. Pas paraqitjes të iniciativës franko-gjermane në Kiev ata vijuan vizitën në Rusi.

Iniciativa për paqe franko-gjermane u mbështet nga Uashingtoni dhe nga Bashkimi Evropian.
(a.h/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: