TIRANË- Partia Demokratike i ka bërë sërish thirrje Kryeministrit Edi Rama të mbledhë Shtabin e Emergjencave për situatën e krijuar nga përmbytjet në vend. Në një deklaratë për mediat, PD-ja i kërkon Ramës, “të çohet nga sofra e lakrorëve dhe kërnackave të fundjavës e të mbledhë shtabin e emergjencës”. Gjithashtu PD-ja deklaron se mijëra shqiptarë janë goditur nga moti i keq dhe kanë nevojë urgjente për ndihmë, ndaj kërkon që të ndalen aksione abuzive për të nxjerrë banorët nga shtëpitë e tyre pa dëmshpërblim si në rastin e Vlorës.

“Partia Demokratike përsërit thirrjen ndaj kryeministrit Rama të çohet nga sofra e lakrorëve dhe kërnackave të fundjavës e të mbledhë shtabin e emergjencës. Situata nuk përballohet me deklaratat infantile e të papërgjegjshme të ministrave të tij e as duke sulmuar opozitën. Mijëra shqiptarë janë goditur nga moti i keq dhe kanë nevojë urgjente për ndihmë. Të ndalet menjëherë keqpërdorimi i policisë dhe agjencive të tjera për të goditur e terrorizuar qytetarët dhe të vihen në shërbim të tyre. Të ndalen aksionet abuzive që i nxjerrin banorët nga shtëpitë e tyre pa dëmshpërblim si në rastin e Vlorës dhe të fokusohet e gjithë vëmendja dhe energjitë për të shpëtuar jetët dhe pronat e qytetarëve të rrezikuar”, thuhet në deklaratën e PD-së.

Ndërkohë më herët kreu i PD-së, Lulzim Basha i kërkoi kryeministrit Rama të mbledhë urgjent Shtabin e Emergjencave, ndërsa nga ana tjetër reagoi Ministria e Brendshme e cila deklaroi se Shtabet e Emergjencave janë ngritur dhe funksionojnë prej 3 ditësh.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: