Përveç pjesës personale, shkrimtarja Flutura Açka e ftuar në emisionin “A Show” në News 24, komentoi edhe aktualitetin politik, duke thënë se vendi gjithnjë e më shumë po shkon drejt një gremine.

“Politika shqiptare në këto 30 vjet i ka përçarë njerëzit. Por fjala ime ka të bëjë vetëm me të vërtetën. Armiku im është shumë i vogël nuk arrin të më kuptojë. Kur flas për kryeministrin apo ministrin unë nuk flas për emër të përveçëm, por për institucionin. Unë jam sulmuar shumë kjo vjen për shkak të gjuhës sime. Nuk kam asnjë mjet komunikimi përveç saj. Kjo është detyra ime, këtë mjet do përdor. Nëse kjo bie ndesh me shumicën e atyre që më dëgjojnë kjo s’është puna ime Unë e kam parë të vërtetën në sy edhe kur ajo ka qënë kundër meje”,- tha Açka.

Shkrimtarja tha ndër të tjera se kryeministri Edi Rama s;arriti kurrë në lartësinë e të qënit një burrë shteti.

“Unë kam besuar shumë tek ky djalë se do të ishte një burrë shteti. Ne jemi në një zgrip të tmerrshëm ai është shkëputur nga realiteti. Ricardi (bashkëshorti holandez) dhe miqtë e tij shpresonin se Rama do ta ndryshonte Shqipërinë, por janë zhgënjyer”,- tha Açka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb