TIRANË

E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë Leyla Moses-Ones, ambasadori i BE, Luigi Soreca si  dhe ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf  po zhvillojnë  në këto momente një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën.

Ende nuk dihen zyrtarisht se cilat janë pikat që do të diskutohen mes tyre. Burimet paraprake bëjnë me dije se situata politike pritet të jetë kryefjala e bisedës së tyre.

Palët politike kanë  nisur sërish akuzat në lidhje me procesin ringritjes së Gjykatës Kushtetuese. Ata akuzojnë njëra-tjetrën me argumentin se anëtarët e zgjedhur për në Kushtetuese nuk janë  figura të “zhveshura” nga ndikimet politike.

Votimi i djeshëm në Kuvend të dy anëtarëve të rinj të Kushtetueses u përshëndet nga SHBA-ja, Gjermania dhe nga Bashkimi Europian, ndërsa përfaqësuesit e tyre në Tiranë shtuan se ky proces do t’i hapë rrugë konsolidimit të ligjit në Shqipëri.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: