E dërguara e SHBA-ve në Shqipëri, zëvendës ambasadorja Leyla Moses-Ones ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike ku do të zhvillojë një takim me kreun e PD Lulzim Basha.
Gazetari Klajdi Bodlli raportoi për “BalkanWeb” se e dërguara e SHBA ka mbërritur në PD në orën 10:00, ndërsa pritet të bisedojë për situatën politike në vend.

Takimi vjen në kohën e një ndasie të madhe mes maxhorancës nga njëra anë dhe Presidentit të Republikës e opozitës nga ana tjetër.

Kreu i Shtetit ka anuluar me dekret zgjedhjet e 30 qershorit por maxhoranca vijon e bindur rrugën drejt tyre, duke e cilësuar vendimin e Metës si antiligjor. Nga ana tjetër Presidenti i cilësoi sot zgjedhjet e 30 qershorit si imagjinare.

Ndërsa opozita vijon në qëndrimin e saj për zgjedhje të parakohshme pa Edi Ramën kryeministër.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb