FIER

Dialogu është arma më e fortë për të tejkaluar ngërcin politik që ka përfshirë shqipërinë. Këtë herë mesazhi ka ardhur nga ambasadori i një vendi të largët, si Japonia. Teksa jeton në një vend ku palët politike janë në kulmin e konfliktit, Makoto Ito gjeti rastin të japë mesazhin e tij gjatë një vizite në qytetin e Fierit.

”Unë në Tiranë qëndroj dhe shpresoj që ata të arrijnë dialogun të arrijne diskutimet. Është shumë e rëndesishme që të kenë dialog dhe mirëkuptim me njëri tjetrin të gjitha forcat politike. Mendoj që mund ta kaloni.”

Ambasasori Ito, nuk ka dashur të ndalet gjatë tek djegia e mandateve nga deputetët opozitarë, madje këtë e ka cilësuar një pyetje shumë të vështirë.

”Kjo është nje pyetje e veshtirë. Por unë shpresoj që ata ta kalojnë  këtë faze dhe të vazhdojnë të kenë dialog me njëri tjetrin. Nëpermjet dialogut mund të arrihet gjithcka. Dialogu është shumë i rëndësishëm.”

Kjo është vizita e parë e ambasadorit Japonez në qytetin e Fierit, ndërsa gjatë takimit me kreun e bashkisë Armado Subashi është njohur nga afër me resurset që ofron qyteti dhe mundësitë e bashkëpunimit gjatë periudhës në vazhdim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: