TIRANE

I dërguari special i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës Ilir Meta. Lajmi konfirmohet për ‘BalkanWeb’ nga burime diplomatike, sipas të cilave biseda telefonikë është zhvilluar pasditen e së mërkurës.

Nuk ka shumë detaje rreth bisedës që dërguari special i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer ka zhvilluar me Kreun e Shtetit, por mendohet se situata politike në vend dhe rrugët për një zgjedhje të saj të kenë qenë në fokus të saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb