TIRANË
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon një takim me aleatët në selinë e PD.
Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se takimi ka filluar në orën 9:30 dhe të pranishëm janë kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, kreu i PR-së Fatmir Mediu, Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, kreu i PDK Nard Ndoka dhe kreu i PAA Agron Duka.
Në fokus të takimit informal janë zhvillimet politike dhe vendimet për aksionin politik. Mësohet se pjesë e takimit ka qenë edhe David Philips, një aktivist i të drejtave të njeriut i cili ka pirë një kafe me kryetarin e PD dhe aleatët e opozitës, ku kanë diskutuar për situatën politike.
(BalkanWeb)