TIRANE

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sonte në darkë deputetët e Partisë Socialiste dhe drejtuesit e qarqeve në vend. Burime për “Balkan Web”, bëjnë me dije se  mbledhja do të organizohet për të diskutuar situatën politike në vend. Takimi i kryeministrit Rama do të zhvillohet sot në orën 19:00.

Ndër të tjera, mësohet se mbledhja e kreut të Qeverisë me deputetët do të jetë informale.

Kujtojmë që dje, Rama i dërgoi edhe letrën e gjashtë publike kreut të PD-së, Lulzim Basha si një mënyrë për t’i kërkuar dialog dhe për të zgjidhur krizën politike që ka përfshirë vendin. Nga ana e kampit demokrat, është paralajmëruar një tjetër protestë kombëtare, të dielën pasdite.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb