Pasi siguroi fitoren e pastër ndaj Monzës, Roma zbriti në fushë në Trigoria për t’u përgatitur për ndeshjen kundër Como. I vetmi që mungonte në seancën stërvitore të drejtuar nga Claudio Ranieri ishte Artem Dovbyk, me qendërsulmuesin ukrainas që ende nuk është gati dhe për pasojë, prezenca e tij është në dyshime serioze.

Ndoshta, siç ndodhi në ndeshjet e fundit, Eldor Shomurodov do të zëvendësojë ukrainasin. Roma renditet në vendin e nëntë në kampionat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb