Për sfidën me Elbasanin jashtë shtëpisë, Tirana do të ketë mungesat e Prengës të dëmtuar, ndërsa mbetet për t’u parë gjendja e Metës. Nga ana tjetër në takimin ndaj Partizanit mund të mos jenë dy lojtarë të tjerë Gjumsi-Mici.

Të dy futbollistët kanë nga tre kartonë të verdhë. Nëse luajnë në sfidën e radhës dhe ndëshkohen me karton të verdhë, ata humbasin ndeshjen në shtëpi me të kuqtë. Kujtojmë që Tirana së bashku me sfidën ndaj Elbasanit bën 12 javë që luan jashtë fushës së vet.

Bardheblutë kanë luajtur në Tiranë vetëm ndaj Elbasanit dhe Skënderbeut, ndërsa takimet e tjera kudo në Shqipëri. Për më tepër që tani ekipi nuk ka mbështetje as tifozërinë, e dënuar nga Komisioni i Disiplinës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb