Deputetja e PD-së Lindita Metaliaj ka publikuar pamjet nga Lezha, e cila është përmbytur nga shiu. Metaliaj shkruan se sistemi i kanalizimeve në qytet nuk e përballon nivelin e prurjeve dhe uji ka vërshuar në të gjitha rrugët e lagjet e qytetit.

Sipas saj, niveli i ujit ka arritur në disa cm, duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve, lëvizjen e nxënësve të shkollave, hyrjet e pallateve, hyrjet në bizneset e qytetit ku uji ka vërshuar në katet e para.

POSTIMI
🔴Keshtu eshte zgjuar Lezha sot!
Qyteti i Lezhes kete mengjes eshte nen pushtetin e ujit. Sistemi i kanalizimeve ne qytet nuk e perballon nivelin e prurjeve dhe uji ka vershuar ne te gjitha rruget e lagjet e qytetit.
Situata tejet problematike paraqitet ne Bulevardin Gjergj Fishta, ne lagjen Beselidhja, ne bllokun e banimit “11 janari” etj.
Niveli i ujit ka arritur ne disa cm, duke veshtiresuar levizjen e qytetareve, levizjen e nxenesve te shkollave, hyrjet e pallateve, hyrjet ne bizneset e qytetit ku uji ka vershuar ne katet e para.
Problematike paraqitet edhe levizja e automjeteve ne rruget e qytetit.
Jemi ne stinen e vjeshtes dhe bashkia Lezhe duhet te kishte marre te gjitha masat e nevojshme qe sot mos te kishim kete situate. Kanalizimet, pusetat duhet te ishin pastruar gjate veres, sot jemi me 4 tetor dhe akoma nuk eshte vene dore.
I bej thirrje bashkise Lezhe te lene shown mediatik, propaganden dhe mbushjen e detyruar te sallave me administrate e mesues, por te dalin ne terren dhe t’i japin zgjidhje urgjente situates se krijuar.

Video nga Lezha pak min me pare. 👇

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb