Luis Enrike nuk do të jetë më trajner i Kombëtares së Spanjës! Vendimi është kofirmuar nga presidenti Rubiales nëpërmjet një konference të jashtëzakonshme për shtyp, që u ka komunikuar mediave vendimin e 49-vjeçarit për të mos qenë më trajner i “Furia Roja”-s për pjesën e mbetur të kontratës.

Njoftimi Spanjes
Njoftimi Spanjes

Trajneri i lindur në Gijon, zëvendësoi në detyrë Fernando Hierron në korrik të vitit 2018, ndërsa largohet nga posti në më pak se një vit drejtimi të skuadrës. Vendin e tij, Federata Spanjolle e Futbollit, ka vendosur t’ia besojë Robert Morenos, që mbante deri pak orë më parë postin e zv/trajnerit të kombëtares.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb