Mesfushori i kombëtares, Ylber Ramadani, kaloi një periudhë shumë të mirë te Lecce, por gjërat kanë ndryshuar me ardhjen e trajnerit Giampaolo, pasi Ramadani nuk po aktivizohet shumë. Për këtë temë ka folur së fundmi gazetari i njohur italian, Francesko Romano, i cili tregon këndvështrimin e tij për këtë çështje. Romano pranon faktin, se lojtari mund të largohet.

“Është e qartë që pas ndeshjes kundër Romës, ku u zëvendësua sa nisi pjesa e dytë, ka diçka që nuk shkon në rastin e tij, nuk ka hyrë më në fushë. Edhe nëse nuk do ta pranojnë kurrë, por nëse do të vijë një ofertë konkrete për të, te Leçe do ta mendojnë seriozisht sepse është e qartë se Xhampaolo po e përjashton.

 

Sinqerisht e prisja të luante titullar kundër Komos dhe gjithashtu në pjesën e dytë e prisja të hynte në vend të Kaba, por nuk ndodhi. Ramadani është nervoz, gjithmonë aktiv në aspektin negativ. Po flasim për një lojtar i cili është titullar i padiskutueshëm te Shqipëria dhe është e paimagjinueshme që një lojtar i tillë të mos shohë fushën që nga ndeshja kundër Romës. Përkundër mungesës së aktivizimit, për mua kush e merr Ramadanin në janar do të bënte një blerje të mirë”, tha gazetari italian.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb