Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme Qendrën Spitalore Nënë Tereza. Gazetari Osman Stafa raporton se ai nuk ka vizituar Onkologjikun, ku problemet vijojnë edhe pas skandalit që plasi pak ditë më parë.

Në Onkologjik ende vijojnë të mungojnë medikamente të rëndësishme, si Irinotekani me të cilin trajtohet kanceri i zorrës së trashë dhe Carboplatine që shërben për trajtimin e kancerit të avancuar të vezoreve.

Sa i përket radiologjisë, Akseleratori linear 2, që shërben për trajtimin e të sëmurëve me kancer me anë të rrezeve, është jashtë shërbimi.

Në Shqipëri janë dy Akseleratori linear, 1 dhe 2, me funksione t ndryshme nga njëra tjetra, duke qenë se bëjnë trajtimin me rreze të ndryshme.

Mjekët raportojnë se mungon edhe Jodi Radioaktiv, me anë të të cilit kurohen pacientet që vuajnë nga kanceri i tiroides.

Sipas gazetari Stafa kjo paraqet një situatë të rëndë në Onkologjik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb