Vijon situata e rënduar në “Rrugën e Arbrit” ku dhjetëra automjete dhe qytetarë janë të bllokuar për shkak të borës dhe ngricave. Gazetari Enver Doçi raportoi për “BalkanWeb” se drejt Qafë-Murrizit ku ka ndodhur dhe bllokimi i qarkullimit janë nisur tre borëpastruese si dhe forcat e policisë së Burrelit.
Megjithatë është pothuajse e pamundur futja e borëpastrueseve për shkak se të dyja krahët e rrugës janë të bllokuara nga makinat që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas.
Ndërkohë një automjet ka rrëshqitur për shkak të ngricës dhe ka përfunduar i batuar anës rrugës. “Rruga e Arbrit” u hap sot zyrtarisht, ndërsa në inaugurimin e saj mori pjesë dhe kryeministri Edi Rama.