Situata e zjarreve në Dibër mbetet problematike kryesisht në bjeshkën e fshatit Sllatinë. Flakët kanë përpirë një zonë të dendur me pishë dhe dëllinjë, duke u bërë e papërballueshme.
Të ndihmuar edhe nga era e fortë dhe temperaturat e larta operacioni për vënien nën kontroll të flakëve është shumë i vështirë megjithëse në terren ndodhen dhjetëra forca që po operojnë në rrugë tokësore.
Në terren po punojnë specialistët zjarrfikës të Bashkisë Dibër dhe shumë banorë në mënyrë vullnetare.
Situata mbetet e njëjtë edhe në Qafë Helmes në afërsi të Selishtës dhe në Vajkal të Bulqizës.
Një helikopter është angazhuar prej dy ditësh për të mos lejuar zgjerimin e vatrës në Vajkal, duke shmangur rrezikun e banesave.
