“Situata është më e mirë sec ka qenë, por nuk do të thotë që është mirë në vetvete” kështu i është përgjigjur ministri i jashtëm në detyrë interesimit të News24 lidhur me situatën në konsullatën shqiptare në Greqi.

“Ne kemi filluar një fushatë të komunikimit me qytetarët dhe prandaj kemi krijuar një platformë për ankesa dhe numri i ankesave është prezent dhe ne po punojmë për adresimin e tyre. Për këtë na nevojitet edhe bashkëpunimi i qytetarevë. Nuk do të ketë asnjë ankesë që nuk do të trajtohet. Situata është më e mirë sec ka qenë, por nuk do të thotë që është mirë në vetvete. Ndaj përkushtimi ynë është maksimal për të rritur, qoftë llojin e shërbimeve në ambasada apo konsullata qoftë cilësinë e tyre.”- u shpreh Cakaj.

Një ditë më parë, përmes një video të mbërritur në redaksi, Neës24 e BalkanËeb denoncuan radhët në kosullatën shqiptare në Greqi, ku prej prej 4 muajsh dhjetëra njerëz presin në radhë për të aplikuar për pasaporta të reja, pasi afati 10 vjecar i te vjetrave ka perfunduar.

Videoja nga shqiptarët që banojnë në këtë qytet, të cilët denoncojnë situatën dhe akoma më tepër, pamundesine e sherbimeve dhe sjelljen e punonjësve të konsullatës që janë të pakët në numër. Sipas asaj që shkruajnë qytetarët, në radhë për pasaporta ka njerëz të të gjitha moshave, edhe gra me fëmijë, që nuk marrin zgjidhje nga zyrtarët e shtetit, të cilët përgjigjen me komunikim pa etikë ne kushtet e pamundesise per te perballuar gjithe kete fluks. Po sipas denoncuesve, ka njerëz që paguajnë dhe arrijnë të kryejnë punë, ndërsa të tjerët janë të detyruar të presin pa fund.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb