Deputeti Kujtim Gjuzi, i cili është edhe drejtues i Partisë Kombëtare Konservatore, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po çon vendin drejt luftës civile. Në një mesazh të publikuar në “Facebook”, Gjuzi shkruan ndër të tjera se zgjedhjet e 30 qershorit ishin një mish mash e krim elektoral i Ramgedafe.

“Partia Konservatore Kombetare Albania ben ftese partive te qenders dhe te Djathta te mos NJOHIN kete proces Votimi Mono Partiak te ardhacakeve parardhes te denje gjakues te Byrose Politike qe vrau shpresen e Shqiptareve per 78 vite”, shkruan Gjuzi.

Mesazhi i Gjuzit:

Republika e SHQIPERISE
Partia Kombetare Konservatore ALBANIA
DEKLARATE
Konservatoret u rregjistruan ne zgjedhjet e dekretuara per Date 30.06.2019 dhe treguan respekt ndaj Kushtetutes, Ligjit themeltar te shtetit Shqiptar 107 Vjecar.

KOMISIONI Qendror Partiak i Zgjedhjeve me nje vonese manipulative duke u ktyer ne nje KQZ e Partise XHAHAMARIA SOCIALISTE e varur teresisht nga urdheresat e Kolonel RAMGEDAFE sot me ne fund na ”njeh” me rezultatin e grabitjes edhe te votimeve ne 31 Qytete e me rezultat zgjedhor ne 30 bashki te tjera mjaft te diskutueshem. Partia Konservatore Kombetare Albania nuk e NJEH kete mish mash Socoalorilindas Ramgedafe te kriminalizimit te procesit zgjedhor 2019 ne masen 77%

PKSH, PPSH, PS & ”R” perfundimisht ashtu sic 75 Vjet me pare mori pushtet me 15% te votes Shqiptare dhe 65% me zjarrin e vrasjeve Gjakuse te Elites KOMBETARE ende sot vijon Rrugen duke shkelur mbi Krim Elektoral e duke derguar vendin ne prag te luftes civile aq shume te deshiruar nga sllavo – komunistet qe prej diteve te Kuvendit Mukja 1943.

Mota mo e njejta situate tragjkie edhe sot me 27.07.2019
Partia Konservatore Kombetare Albania ben ftese partive te qenders dhe te Djathta te mos NJOHIN kete proces Votimi Mono Partiak te ardhacakeve parardhes te denje gjakues te Byrose Politike qe vrau shpresen e Shqiptareve per 78 vite. Konservatoret Propozojne dhe do te punojne per tryeze te hapur Akademike, Qytetare, INTELEKTUALE dhe Partiake per te vendosur nje Qeveri Tranzitore duke ofru;

1- Realizim te Reformes ne Drejtesi, 2 – Reforme Zgjedhore 3 – Reforme VENDORE Administrative per 77 qytete Shqiptare ne Kufijte politike te Republikes se Shqiperise. 4 – Zgjedhje KOMBETARE Politike dhe Vendore te bashkuara ne nje date per ne Vjeshtetn e vitit 2020 Sepse qeveria tranzitore me nje kryeminister Katolik IDEA kONSERVATORE 22 Vjecare do te beje te mundur zgjedhjet e Lira te barabarta dhe ndalimin e grabitjes se inteligjences votuese te Shqiptareve.

Gjuzii
Gjuzii

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb