TIRANE

Sot Bebe Rexha feston  30-vjetorin dhe ka zgjedhur t’i bëjë vetes dhuratën më të bukur. Këngëtarja ka publikuar këngën e saj të re,“ S’jam më 20 vjeçe”, duke frymëzuar me vargjet kuptimplota femrat në mbarë botën. Këtë këngë artistja shqiptare ia dedikon vetes dhe atyre që nuk i japin rëndësi numrave.

‘Oh, nuk jam më 20 vjece, Mos u përpiq të më bësh të ndihem e pasigurtë, sepse po rritem si vera, e cila bëhet më e mirë me kohën”- janë disa nga vargjet e këngëtares.

Vetëm pak kohë më parë këngëtarja kishte bërë të ditur se do ta festonte ditëlindjen e saj të 30-të pa patur frikë nga vitet që ikin.

Së fundmi ajo ka treguar se dikush nga producentët e muzikës i ka kërkuar të mos publikojë më foto provokuese në ‘Instagram’, sepse sipas tij është e plakur dhe nuk duket bukur. Por duket se kjo gjë nuk i bëri aspka përshtyje Bebes e cila pas kësaj deklarate postoi një foto me të brendshme në Instagram.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb