Deklarata e tij gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Zoran Zaev dhe Aleksandër Vuçiç se Kosova u vetëpërjashtua nga samiti i Ohrit, u rikthye sërish në vëmendje të kryeministrit Edi Rama.

Këtë herë teksa iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve shqiptarë, kreu i ekzekutivit pohoi se ishte i befasuar nga deklarata e ish-kryeministrit Isa Mustafa, që e akuzonte si pjesë të planit për krijimin e Jugosllavisë.

Ai tha se para se të shkonte në Beograd ishte quajtur tradhtar dhe pasi erdhi nga vizita, u shpall hero. Rama qartësoi pozicionin e tij, ndërsa theksoi se; “po kryente misionin e tij”.

“Kam respekt për Isa Mustafën. Jam i befasuar nga deklarata e tij. Siç ka ai të drejtën për opinionin e tij, kam dhe unë të drejtën time. Të flasësh për këtë gjë, ta ma thuash mua që kam punuar me Jugosllavinë, më duket e tepër dhe jo fortë elegante le të themi. Ashtu si kundër çfarë është Shengeni Ballkanik? Ai është refuzuar në mënyrë konstante nga dy faktorë, nga BE dhe Serbia. Pasi kjo e fundit e ka parë si kërcënim të shqiptarëve për arsye të kufirit. Sot kur Serbia lëshon pe. Kam dëgjuar nga Albin Kurti që do të jetë në tryeza. Por, unë nuk mund të bëj më të “madhin” dhe t’i bind. Janë ata vetë që vendosin. Kam shumë respekt për liderët e Kosovës. Janë ata që vendosin dhe i mirëkuptoj. Nëse duan të më sulmojmë duke i shtuar pikë vetes, do i marr era. Njerëzit do të shohin dhe do të kuptojnë. Isha tradhtar para se të shkoja në Beograd, dhe u bëra hero kur u ktheva. Por unë s’kam as tradhtar e as hero. Kam marrë një mision”, pohoi Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: