TIRANE

Xhemi Shehu është një nga moderatoret shqiptare më të dashura. Ajo kujdeset shumë për trupin e format e saj dhe gjithmonë shkon në palestër.

Moderatorja e njohur publikon herë pas here fotografi nga stërvitja e saj, ku zbulon ushtrimet që kryen për të mbajtur trupin në formë.
Së fundmi ajo ka postuar në “Instagram” pikërisht një pozë nga palestra, ku përveç komplimenteve, ka marrë edhe disa kritika nga një ndjekës, i cili i thotë se nuk është 20 vjeçe.

Xhemi
Xhemi

“Ooooo Xhemi nuk je 20 vjeç të rregullosh b***t, mosha bën te vetën s’bëhet gjë me zor, qetësohu se je mirë për moshën që ke”, i ka shkruar dikush, të cilit Xhemi nuk ka përtuar aspak t’i përgjigjet.

“Problemi jot që mendon se në palestër shkohet për te rregulluar b**** prandaj po të përgatis që këtë pozë mund të shohësh edhe kur të shkoj 60!”, i është kthyer ajo. Në mbrojte të Xhemit kanë dalë fansat e saj, të cilët i tregojnë komentuesit se viti ‘97 e ka lënë me trauma.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: