Sjellja e gabuar e tifozëve i ka kushtuar shtrenjtë Vllaznisë. Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka dënuar me katër ndeshja pa tifozë në stadiumin e saj skuadrën shkodrane, pasi në ndeshjen e fundit të humbur 2-0 ndaj Tiranës, tifozët vendas hodhën shishe dhe sende të tjera në fushë, duke sjellë edhe ndërprerjen e sfidës.

Disiplina
Disiplina

“KF “Vllaznia”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke shkaktuar akte dhune dhe ndërpreje të përkohëshme të lojës, në bazë të Nenit 65/3 dhe Nenit 65/4/b të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshja pa tifozë në fushën përkatëse. Në zbatim të Nenit 32/3 të KDS, urdhërohet pezullimi i zbatimit të dënimit për ½ e dënimit me kusht për një periudhë 6 mujore”, lexohet të vendimin e Komisionit të Disiplinës. Po ashtu, për shkak të deklaratave të tij kundër FSHF, është pezulluar dy ndeshje mbrojtësi I Kukësit, Olsi Teqja.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb