Charlotte Dujardin nuk do të jetë pjesë e Lojërave Olimpike në Paris, që nisin këtë të premte. Shkak për këtë vendim janë bërë disa pamje, që tregojnë kalorësen britanike duke keqtrajtuar kalin e saj.

Pavarësisht ndjesës publike nga ana e Dujardin, nuk ka patur tolerime për këtë rast, teksa më e keqja për të nuk mbaron me kaq. Shumë sponsorë kryesorë kanë ndërprerë bashkëpunimin me të, pas publikimit të videove.

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb