TIRANE

Në takimin me banorë të njësisë administrative nr.4 në Tiranë, në kuadër të zgjedhjeve të 30 qershorit, kryeministri Edi Rama komentoi edhe numrin e deputetëve në parlament, si edhe zërat për parlament ilegjitim, pasi nuk ka numrin 140 që kërkon Kushtetuta.

“Po kur thonë që parlamenti duhet të ketë 140 deputetë po nëse jep dorëheqjen 1-2-3 duhet të shpërndahet parlamenti .. atëherë si ta bëjmë?

“Këta janë .. edhe ndaj e gjitha kjo është gjithmonë e më bindëse për këdo që se ka kuptuar se për të bërë gjëra të tilla duhet të kesh një motiv shumë të fortë dhe nuk është motiv zgjedhjet, se zgjedhje vendore janë, këta janë të tmerruar nga drejtësia dhe sa më shumë e bëjnë them o zot ca kanë bërë që ne nuk e dimë. Kur e kapim një hajdut ai di më tepër se ata që e kapin. Po s’ka, nga kontrolli të nxjerr frika s’të nxjerr gjë tjetër. Edhe janë gat ta shkatërrojnë këtë vend, pa asnjë merak, vetëm të fshihen në mjegull e tym.” -u shpreh Rama

Ndër të tjera kryeministri ironizoi edhe numrin dy të PD, Edmond Spaho, për të cilin tha se ka bërë letrat për pension.

“Ky profesori i madh, që del atje, profesori im i dashur ka bërë letrat për pension, nga ana tjetër thonë dalim andej të dali ku të dali.” -tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb