TIRANE- Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri nuk foli për ligjin ku kishte regjistruar emrin në Kuvend, por jashtë tij zgjodhi të flasë sërish me gjuhën e Edi Ramës. Një ditë pasi Gjykata e Krimeve të Rënda kërkonte arrestimin e tij për lidhje me grupin e trafikantëve Habilaj, atë e dëgjuam për herë të parë të përmendte një shprehje të Edi Ramës: “Nuk keni parë gjë akoma”. E ndërsa ajo u interpretua si një lloj “kërcënimi” për Ramën, ish-ministri e bën sërish.

Sot, kur i shpëtoi burgut për tu hetuar i lirë e dëgjuam të përdorë fjalët e Edi Ramës në vitin 2002 kur ishte kryetar Bashkie.

Ai zgjodhi shprehjen e Ramës për të treguar se do vijonte të kërkonte drejtësi për akuzat e konsideruara të padrejta. “Se besoj se do ketë bir nëne dhe bir kurve që të më ndalojë për të bërë drejtësi”,- u shpreh Tahiri sot.

Por çfarë tha Rama 16 vjet më parë? Asokohe kryetar i Bashkisë së Tiranës, Rama u përball me një komision parlamentar me në krye të ndjerin Sokol Olldashi, për të hetuar abuzimet e Bashkisë, në lidhje me ndriçimin e rrugëve dhe koncertin e “Scorpions”. Ai bëri bujë të madhe duke iu përgjigjur akuzave: “Epo kur të shk*rdhehet mamaja 24 orë dhe kur të vijë puna të dëgjosh një parazit që nuk ka as gradë as Shqipëri, nuk ka asnjë bir nëne dhe asnjë bir kurve të vijë dhe të më kërkojë mua në xhep lekët e veta”.

TAHIRI NE 2018

RAMA NE 2002

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: