Koordinatori rajonal në PD për Tiranën, Klevis Balliu, në fjalën e tij nga protesta para Bashkisë Tiranë, u shpreh se sot nuk ka më arsye se përse qytetarët të mos dalin në protestë.
Ai u shpreh se Prokuroria e Posaçme në vend që të merret me ata që vjedhin qytetarët, merr masa ndaj liderit të PD, Sali Berisha.
Arsyeja për këtë sipas tij është fakti që Berisha kërcënon mafien e inceneratorëve dhe korrupsionit.
“Sot patë një lajm nga Mazniku si do të rrisë rrogat punonjësve të tij. Pamë lajme për planet e qeverisë dhe asnjë qytetar nuk dëgjoi nëse ka ndonjë plan qeveria apo bashkia për punët e qytetit.
Në vend që SPAK të merret me hajdutët, merret me liderin e opozitës, sepse Berisha kërcënon mafien e inceneratorëve dhe korrupsionit. Sot nuk është më pyetja pse të protestojmë, sot nuk ka më arsye se përse të mos protestojmë”, tha ai.
(BalkanWeb)