TIRANË

S’ka më bojkot, studentët e fakultetit të Drejtësisë bëhen bashkë dhe i drejtohen auditoreve.


Studentët shprehen se vendimi për rinisjen e procesit mësimor ishte unanim pasi ritmi i protestës kishte rënë, ndërsa për studentët e ngujuar u plotësuan 6 kërkesat që ata i paraqiten dekanit të fakultetit.


Në ambientet e fakultetit të Drejtësisë mësimi po zhvillohet normalisht dhe do zbatohet vendimi i marrë nga dekani për shtyrje me dy javë të sezonit të provimeve dhe shtyrje të afatit të dorëzimit të dokumenteve për bursë deri më 18 shkurt.


(BalkanWeb)