SHBA – Justin Bieber dhe Hailye Baldwin janë martuar në fshehtësi. Lajmi është konfirmuar nga TMZ e cila ka shkruar se çifti i kanë dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë në New York.

Ata i kërkuan avokatëve të kishin një kontratë martesore të rregullt por duke qenë se duhej disa ditë që të përgatitej vendosën të martoheshin pa një të tillë dhe si dëshmitar zgjodhën shokun e këngëtarit, Josh Mehl.

Ata kanë një pasuri marramendëse dhe sigurisht brenda pak kohësh do t’i duhet të firmosin edhe një kontratë të rregullt. Gjithsesi burime për TMZ konfirmuan se ata do të organizojnë një ceremoni e cila sigurisht do të jetë një nga eventet më të rëndësishme në show bizzin botëror.

Po ashtu edhe në “Stratford Perth Museum” në Kanada u zhvillua një ekspozitë në nder të këngëtarit. Dy të dashuruarit vizituan ekspozitën dhe Hilary la një mesazh ku shkruante “Do të të dua përgjithmonë”. Por ajo që shtoi më shumë dyshimet ishte ajo që shkruante vetë muzeu “Ishim shumë të lumtur që kishim dy të ftuar special (ajo, Hailye me bashkëshortin e saj).
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb