TIRANE

Deputeti Kujtim Gjuzi ka qenë mbremjen e së hënës i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”. Gjatë bisedës jashtë çështjeve politike deputeti ka kompelimentuar të gjitha femrat e panelit.


Gjuzi nuk i kurseu komplimentet për të ftuarën në panel, Silvana Bushati, e cila u bë e njohur nga publiku në momentin që fitoi në edicionin e gjashtë të “Kafazit të artë”.


Teksa moderatorja Ilda Bejleri e pyeti se në kohën që deputeti lunate futboll, cili futbollist vishej më bukur, ai filloi të komplimentonte vajzat e studios.


“Je veshur shumë bukur, si ti, si mbesa ime që kam këtu në krahë, ashtu edhe vazja përballë që s’ka nevojë për koment pasi ka një ballkon të rrezikshëm dhe duket,”- tha Gjuzi, fjalë të cilat u shoqëruan me të qeshura në studio.

Biseda në studio

Ilda Bejleri: Ke qenë rrobaqepës ti
Kujtim Gjuzi: Ca ishte kjo? Unë vazhdoj te jem
Ilda Bejleri: Kush vishej më bukur në atë kohë nga futbollistet?
Kujtim Gjuzi: Je vesh mrekullisht bukur, sikurse ju, mbesa që e kam në krah të djathtë dhe falënderoj Manushin shumë, zonjusha aty që nuk ka nevojë për koment se ka dalë ballkoni dhe është i rrezikshëm..
Ilda Bejleri: Pse ore ballkoni është i rrezikshëm? Kush futbollist vishej me bukur, qe binte ne sy?
Kujtim Gjuzi: Ballkonet më të bukura i kanë femrat, pas tyre, do ta themi kështu, Ilir Bushati, e ngrite gjoksin, ai ishte 172 cm i gjatë dhe dukej 10 cm më shumë.

 

(BalkanWeb)