TIRANË

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” ishte i ftuar ish-kryeministri, Sali Berisha, i cili ka folur hapur për marrëdhënien që ka me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.


Ai e konsideroi Kurtin si një “kafshë politike”, por edhe si politikan me fibër të fortë. Sipas Berishës, kryeministri i ardhshëm i Kosovës Albin Kurti, ka shfaqur instikte të mprehta politike dhe këtë e ka dëshmuar që në rininë e tij.


“Albin Kurti është një politikan me një fibër të fortë politike. Është “kafshë politike”, me instikte politike dhe këtë e ka faktuar që në rininë e hershme. Ka arritur krejtësisht me talentin e tij, vendosmërinë e tij, instiktet e tij për dy herë radhazi, që mos gaboj edhe në zgjedhjet e fundit ishte parti e parë, pa ndihmën e njeriu dhe së bashku me Vjosa Osmanin e LDK-së që u mandatuan për të qeverisur e kam vlerësuar si një ndryshim historik dhe e kam deklaruar se fitoi Kosova dhe se këto ishin zgjedhje historike. Tsipras është rritur në krah të një miliarderi kurse Kurti mbështetësin kryesor ka pasur Adem Demaçin.Unë nuk e mohoj që kam pasur simpati për projektin e Vetëvendosjes, më vjen shumë mirë rishqyrtimi që Albin Kurti i ka bërë projektit kombëtar. Ai pati kurajo të mbrojë ëndrrën e bashkimit kombëtar si pjesë e planit. Projekti që ai paraqit nuk ka ideal më fisnik, më sublim, se ideali i bashkimit kombëtar. Ky është një proçes dinamik në ecurinë e tij, që kërkon rrethana siç deshën ta bëjnë duke ndarë Kosovën midis Serbisë dhe Shqipërisë”, tha Berisha.


(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: