TIRANË

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë të gjithë të arrestuarit e protestës së 5 marsit me arsyetimin e se nuk ka prova bindëse.


Vendimi është dhënë dhe 8 personat e arrestuar janë rikthyer në liri.


Bëhet fjalë për Lorenc Bezati, Ervis Gaspri, Adi Mecja, Ervin Ceka, Lulzim Daci, Armando Prendi, Miklovan Ndreu dhe Nikoll Cepa.


Sipas policisë këta persona gjatë tubimit, kanë kundërshtuar, goditur me mjete të forta e lëndë plasëse, gurë, shkopinj, fishëkzjarre etj. punonjesit e Policisë.

Ata u arrestuan në flagrancë nga policia me akuzën për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetesisë publike”.

(m.k/BalkanWeb)