Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti pasi shpalli fitoren dhe foli si kryeministër para mediave, iu bashkua festës së simpatizantëve të VV-së në sheshin kryesor të qyteti të Prishtinës. Ai përgëzoi  kandidaten e LDK-së, Vjosa Osmani për fushatën që ka bërë, dhe shtoi se ajo dha një model për shumë gra dhe vajza shqiptare.

Lideri i VV-së, Albin Kurti pohoi se ai në postin e kryeministrit do të bashkëpunojë me aleatët strategjikë të Kosovës, pasi shtoi se vendi ka nevojë të fortë për miqtë e saj ndërkombëtarë. Nuk mungoi as këndimi i himnit shqiptar në sheshin kryesor të qytetit.

“Edhe ata që kanë sulmuar, vec na kanë kalitur në këtë fitore të madhe. Edhe kundërshtarët e mi në këto zgjedhje i falëndëroj për konstruktivitetin. Në veçanti dua ta falëndërojë zonjën Vjosa Osmani, e cila me fushatën e saj ka inspiruar shumë gra e vajza, ndaj dua që me Vjosën te bashkëpunoj edhe në të ardhmen si kryeministër  do të bashkëpunoj ngusht me ndërkombëtarët, me SHBA dhe me NATO. Do të jem partner me partnerët e aleat me aleatët, sepse shteti jonë ka nevoje për miq. Falënderoj kandidatët për fushatën. Në ato ulëset e mesit në Kuvend do të jetë VV e anash deputetët e kapjes së shtetit që po merr fund. Ne nuk do qeverisim me urrejtje, nuk do tregojmë arrogancë ndaj opozitës. Qeveria është e udhëhequr nga VV për gjithë Republikën e Kosovës. Na presim shumë punë po nuk ka rrezik e armik që na frikëson. “-tha ai.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb