TIRANE

Deputetja e PD dhe përfaqësuesja e kësaj force politike në Komisionin e Shëndetësisë, Albana Vokshi ka denoncuar mungesën e shtretërve në QSUT.

Përmes një postimi në Facebook, Vokshi thotë se një qytetar ka 10 ditë që pret në QSUT për të operuar babain për shkak të mungesës së shtretërve.

“Shëndetësia “e rilindur” e Edi Ramës dhe Ogerta Manastirliut po iu kushton çdo ditë shqiptarëve shëndetin dhe jetën e tyre”- thotë Vokshi.

Statusi i plotë:

Shëndetësia falas!

Prej 10 ditësh pret një qytetar në pavionin e urologjisë në QSUT për të operuar babain. Ndërkohë që gjendja e të atit përkeqësohet vazhdimisht, stafi i QSUT e lë duke pritur me arsyen banale se nuk ka shtretër, apo me urdhër nga “lart” për pezullimin e të gjitha operacioneve. Pamjet që vijnë, tregojnë për rradhë të mëdha qytetarësh, që presin me orë e ditë të tëra për t’u operuar.

Shëndetësia “e rilindur” e Edi Ramës dhe Ogerta Manastirliut po iu kushton çdo ditë shqiptarëve shëndetin dhe jetën e tyre. Prandaj, me 16 Shkurt qytetarët duhet të ngrihen për t’i dhënë fund eksperimenteve të kësaj qeverie me shëndetin e tyre dhe të afërmve.

  • foto galeri

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: