TIRANË

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë sot në fuqi masën “arrest shtëpie”  për dy ish-deputetët e Partisë Socialiste, Arben Çuko dhe Arben Ndoka.

Ky i fundit pas njohjes me vendimin iu përgjigj interesit të medias, ndërsa edhe njëherë mohoi në formë kategorike që  ai të jetë i përfshirë në tjetërsime pronash. Sipas tij, Prokuroria nuk mund të gjejë asnjë provë të vetme për akuzat, duke e konsideruar veten si të “pastër”.


“Unë kundërshtoj çdo akuzë ndaj meje. Akuzat e ngritura nga Prokuroria  nuk qëndrojnë fare. Sado që do të hetojë mbi akuzat, prokuroria nuk do të gjejë asnjë provë.


Po të isha i lirë mund të angazhohesha në zgjedhje. Kam qenë deputet i PS. Mendoj se formulimi i pyetjes nuk është i saktë. Unë nuk disponoj asnjë metër tokë dhe prokuroria nuk më ka sekuestruar asnjë metër tokë. Nuk jam i përzier në asnjë pjesë e falsifikime të firmave. Të gjithë këta persona nuk kanë lidhje me mua, as nuk janë miq të mi dhe nuk kam asnjë lloj pakti për përfitim prone. Nuk jam angazhuar me asnjë grup që ka të bëjë me tjetërsim. Jam i akuzuar për falsifikim  dokumentesh. Unë nuk di që jam i përgjuar, sepse ka kohë që kërkoj përgjimet e telefonit tim dhe nuk kam lidhje me asnjë person”-tha ai.


(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb