Ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili tha se në gjakun e tij nuk ka asnjë qelizë greke.

Shehu shprehet i habitur me këtë deklaratë, duke thënë se ishte një shfaqje e komplekseve të papërshtatshme për një kryeministër të një vendi evropian, fqinj me Greqinë, e që aspiron të jetë pjesë e BE.

“Te kerkosh te gjesh dhe te ndash kombet me te tilla “karakteristika qelizore”, eshte si te kerkosh te ringjallesh teorite e rrezikeshme te “racave te pastra”, teori qe Europes i kushtuan jo shume larg, miliona viktima”, shkruan Shehu.

Mesazhi i plotë:
Rama vetem i kompleksuar?!
Me habiti thelle deklarata e djeshme e Kryeministrit mbi “perberjen e qelizave te gjakut te tij”. Se pari deklarata e Rames se nuk ka asnje “qelize te gjakut grek” eshte sa cfaqje e komplekseve aq dhe e pa pershtateshme, vecanerrisht per nje Kryeminister te nje vendi europian, fqinje me Greqine e qe aspiron te jete pjese e BE.

Se dyti “gjaku e qelizat e tij” si dhe tonat, jane krejt te njejta si tek shqiptaret ashtu dhe tek greket, italianet, australianet, kongolezet, kinezet etj; nuk kane asnje ndryshim midis tyre. Secili prej nesh ne rast nevoje mund te marre gjakun e njeri tjetrit, mjafton qe te respektohen rregullat universale te transfuzioneve.

Se treti dua t’i kujtoj Z. Rames se ne jetojme ne Ballkan, ku perzjerjet njerrezore gjate historise jane shume te nderlikuara, te gjera, te ndersjellta, sa karakteristikat genetike midis nesh pothuajse jane shuar, vecanerrisht midis popujve, qe kane bashkejetuar afer njeri tjerit ne mijera vjecare, sic eshte rasti i ilireve, arberve, shqiptareve, athinasve, grekeve etj. etj.

Te kerkosh te gjesh dhe te ndash kombet me te tilla “karakteristika qelizore”, eshte si te kerkosh te ringjallesh teorite e rrezikeshme te “racave te pastra”, teori qe Europes i kushtuan jo shume larg, miliona viktima.

Nderkaq Kryeministri shton edhe qe gjaku i tij ka perzjerje te tjera…!? Nuk e kuptoj pse e ben kete, ndoshta per te perkedhelur dike tjeter, por sidoqofte i sygjeroj te largohet nga te tilla teori shume te rrezikeshme e te tejkaluara tashme ne Europen, ku ne aspirojme te shkojme.

Shehu
Shehu

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb