Ajo ka ndarë se pas vendimit që i ndryshoi jetën, tashmë nuk ka më kontakte me vëllezërit dhe motrat e saj.

Amber tha se një nga momentet më të vështira për të ka qenë marrëdhënia me familjen pas kalimit të saj në një tjetër identitet.

“Problemi im më i madh ka qenë që unë kam përjetuar një dramë shumë të madhe me këtë që bëra, sepse mora një guxim që mendova se nuk do t’i kisha më,” u shpreh ajo.

Kur u pyet për raportin me mamanë, Amber theksoi se ka pasur një përmirësim, duke theksuar se ajo kurrë nuk e ka hedhur poshtë, por ka qenë e ndikuar nga presioni i të tjerëve.

“Me mamin jam afruar, por ajo kurrë nuk më ka hedhur poshtë, por është ndikuar dhe detyruar nga të tjerët’, tha ajo.

Por, sipas saj, momenti më i dhimbshëm për të mbetet mungesa e komunikimit nga vëllezërit dhe motrat.

Ajo pranoi se është e lodhur nga kjo mungesë dhe do të dëshironte të merrte më shumë vëmendje prej tyre, duke shtuar se ka bërë gjithçka për të ruajtur marrëdhënien.

“Pjesa që më dhemb më shumë është që nuk marr një telefonatë në mëngjes nga vëllezërit dhe motrat. Unë jam kujdesur gjithnjë që ta ruaj marrëdhënien”, tha Amber.

Në fund, kur Rozana pyeti nëse ata e hapin telefonin, Amber tha: “Po, ka raste që e hapin, ka raste që jo.”

Pjesë nga biseda

Amber: Problemi im më i madh ka qenë që unë kam përjetuar një dramë shumë të madhe me këtë që bëra, sepse mora një guxim që mendova se nuk do t’i kisha më.

Rozana: Këtë e kalojnë të gjithë

Amber: Ka edhe familje që i mbështesin.

Arsida: Çfarë raporti ke tani me mamin?

Amber: Me mamin jam afruar, por ajo kurrë nuk më ka hedhur poshtë, por është ndikuar dhe detyruar nga të tjerët.

Arsida: Po motra dhe vëllezër ke?

Amber: Kam, pjesa që më dhemb më shumë është që nuk marr një telefonatë në mëngjes nga vëllezërit dhe motrat. Unë jam kujdesur gjithnjë që ta ruaj marrëdhënien.

Rozana: Ta hapin telefonin?

Amber: Po ka raste që e hapin ka raste që jo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb