TIRANE
Tayna ka cekur si rrallëherë jetën e saj private në “Mirëmbrëma yje” me Arbana Osmanin. E ngacmuar disa herë nga Arbana edhe për tekstet e këngëve se ku e merr frymëzimin, ajo tha “te historitë” e njerëzve. Gjatë viteve, është përfolur një lidhje e mundshme me ish-menaxherin, Rinor Hykolli për të cilin sqaroi se “ka qenë marrëdhënie vetëm profesionale” dhe e ka parë “si vëlla të madh”.
Por në ç’pikë është jeta e saj intime në këtë moment? Tayna është beqare dhe është e bindur se s’e ka ndier kurrë dashurinë e thellë.
Unë mendoj se nuk kam qenë kurrë e dashuruar. Kam dashur, por e dashuruar, dashuria e jetës, jeta e vdekja, jo. E re jam, fokusin e kam te vetja, me kalimin e viteve e vlerëson shumë vlerën tënde, kohën tënde. Nuk ia jep kohën tënde dikujt që nuk të jep diçka që mund të kesh përfitim. Partnerin nuk e kam gjetur, mirë jam, nuk duhet patjetër, kam punë të tjera njëherë. Nëse vjen mirë, nëse nuk vjen shëndoshë e mirë jemi.