Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media deklaroi se ka pasur bisedë telefonike nga një linjë e hakeruar edhe me dy komedianët rusë, por ai tha se biseda e tyre nuk kishte diçka specifike pasi dihen qëndrimet e tij për Kosovën dhe për këtë nuk është bërë shumë publike.

“Me presidentin Petro Poroshenko kam fol, por edhe me komikët pastaj. Një ose dy biseda kam pas me të nga një linjë e sigurt. Ndërsa, ka ndodh një bisedë nga një linjë e hakeruar, që kanë thirrur prej tij. Për fat të mirë biseda ime nuk ka dal nga shablloni dhe nuk e kanë publikuar”, ka thënë Haradinaj.

Po ashtu, ai tha se këto dhjetë ditët e fundit nuk ka biseduar me kryeministrin Zaev.
“Me kryeministrin Zaev, në këto dhjetë ditët e fundit nuk më ka rënë që të shkruhem apo të flas me të. Me rëndësi është që Kosova le ta dinë, që si me telefona si me dyer të hapura e kam një qëndrim dhe për këtë arsye bisedat e mia nuk publikohen”, theksoi tutje ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb