LONDER – Buckingham Palace përfshihet në një skandal seksual me të mitur. Një grua ka dëshmuar në një sallë gjyqi në Florida se është detyruar në mënyrë të vazhdueshme të kryejë marrëdhënie seksuale si “skllave seksuale” kur ajo ishte ende minorene dhe në këtë çështje ka përfshirë edhe emrin e princit Andrew, djali i tretë i mbretëreshës Elisabetta II. Mediat në Britani shkruajnë se një bankier e ka përdorur vajzën si skllave seksi për shokët e tij të pasur e të fuqishëm, ndër të cilët edhe Princi Andrew, tashmë 54 vjeç.

Buckingham Palace ka lëshuar një deklaratë zyrtare ku thuhet se “çdo pretendim për marrëdhënie të papërshtatshme me një të mitur është gënjeshtër”.

Kjo histori u publikua për herë të parë në revistën “Vanity Fair” në vitin 2011 dhe në atë kohë princi Andrew e përgënjeshtroi të kishte patur raporte seksuale me vajza të reja. Një tjetër emër i njohur që është përfshirë në këtë çështje është ai i princit amerikan Alam Dershowitz.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb