TIRANE-Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka nxjerrë një urdhër-ndalimi për shtetasin italian Antonio Abrusci, me detyre administrator i firmes “Ecologica SHPK”.

Kjo firmë ka rritur të fitojë tenderin për pastrimin e zonës lindore të kryeqytetit dhe pastrimin e qytetit të Kavajës për vitin 2016, me anë të dokumeteve të falsifikuar.

Tv Klan ka mundur të mësojë për këtë rast, fillimisht është bërë një kallëzim nga Ministria e Transporteve pas dyshimeve se mjetet e kësaj kompanie nuk ishin ato që thuhej në dokumentet e tenderit dhe nuk kishin kryer kontrollin teknik, i cili është një detyrim ligjor.

Sipas dosjes së dorëzuar në Prokurori janë të paktën 12 mjete të rënda që përdoren për pastrim, që u është falsifikuar viti i prodhimit dhe kontrolli teknik dhe për më tepër u mungon edhe siguriacioni.

Mësohet se të dhënat për mjetet e punës, firma i ka dorëzuar në mënyrë elektronike pranë Bashkisë së Tiranës për pastrimin e zonës lindore, një tender që kap shifrën e 1 miliard e 200 milionë lekëve të vjetra.

Hetimet e Prokurorisë zbuluan se dyshimet e Ministrisë së Transporteve ishin të sakta.

Një tjetër kompani pjesëmarrësë në garë kishte paraqitur ankesë pranë komisionit të prokurimeve publike dhe për pasojë fondi i tenderit për pastrimin e zonës lindore të Tiranës nuk i është lëvruar kompanisë italiane, edhe pse ligjërisht ajo është shpallur fituese.

Mësohet se Komisioni i Prokurorimit Publik i ka kërkuar Drejtorisë së Transportit Rrugor në Tiranë informacione për mjetet e kompanisë Ecologica.

Hetimet e Prokurorisë kanë zbuluar se italiani Antonio Abrusci, me të njëjtin mekanizëm dhe më të njëjtat dokumente të falsifikuara ka fituar edhe tenderin e pastrimit për Kavajën.

Urdhër-ndalimi për italianin është lëshuar në fund të muajit Korrik. Televizioni Klan mësoi se ai është larguar nga Shqipëria pak para lëshimit të urdhërit dhe nuk është kthyer më.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: