Duket se nuk ka kaluar pa probleme votimi  për “Topin e Artë”, çmim të cilin e fitoi kroati, Luka Modriç duke lënë pas emra të njohur si Ronaldo apo Mesi.


Lojtari i Kombëtares së Kroacisë është votuar edhe nga njerëz, të cilët nuk ‘ekzistojnë’. Bëhet fjalë për përfaqësuesin e Komoros, në arqipelagu vullkanik në lindje të Afrikës. Gazetari i cili votoi ishte Abdu Boina, që përfaqësonte “albaladcomores.com”.


Por mbi bazën e hulumtimeve rezulton se ky sajt është mbyllur 6 vite më parë duke hapur kështu një debat të nxehtë.


“Habitem që ekziston pasi gazeta ka 6 vite që nuk funksionon më. Ne nuk kemi pasur kurrë një person me emrin Abdu Boina. Kishim vetëm 2 gazetarë sporti, Abdul Jusuf për frëngjisht dhe Sharif Husein për arabisht”, thotë Toimiou Abdu.

Revista  “France Football”  duket se nuk është e interesuar për këto detaje. Në sajtin zyrtar nuk është ndërruar as flamuri i Komoros, pasi ka mbi 17 vite që ai është zëvendësuar me një tjetër. Gazetari, Boina ka votuar Mbapenë si fitues, kroatin Modriç të dytën dhe më pas lista vijon me Ronaldo, Hazard dhe Salah.

(n.m/BalkanWeb)